FORKLIFT ALBANIA

Kompania FORKLIFT ALBANIA është themeluar më 18 shkurt 2009, duke nisur aktivitetin e saj fillimisht si person fizik dhe e regjistruar pranë QKR-së me NUIS K9141801Q. Ajo është krijuar nga z. Bashkim Madani, i specializuar në riparimin e makinerive të tipit pirunj ngritës, me eksperiencë profesionale të fituar në Itali.

Falë punës së vazhdueshme, strategjisë së mirëpërcaktuar, modelit të qëndrueshëm të biznesit, menaxhimit financiar efektiv dhe përkushtimit të stafit, kompania ka shënuar rritje të vazhdueshme ndër vite. Aktualisht, FORKLIFT ALBANIA ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, si: pirunj ngritës të llojeve të ndryshme, shërbime mirëmbajtjeje dhe riparimi, mbështetje teknike pas shitjes, transpaleta, pirunj me qira, bateri dhe pjesë këmbimi të tyre si dhe makineri te tjera industriale.

Kompania synon ofrimin e shërbimeve cilësore dhe mbështetje teknike profesionale për klientët e saj në tregun shqiptar dhe në rajon.

Mbështetja teknike pas shitjes dhe përkushtimi ndaj klientit janë në qendër të filozofisë sonë të punës.

Produktet tona

forklift-gallery (5)

Disa nga produktet tona

-Pirunj ngritës të rinj STILL dhe HANGCHA
• Pirunj me nafte
• Pirunj me gas (GPL)
• Pirunj elektrik me bateri acid
• Pirunj elektrik me bateri litium
- Pirunj ngritës të përdorur te gjitha markat
STILL, TOYOTA, NISSAN, LINDE, JUNGHEINRICH, CATERPILLAR

-Transpaleta te reja dhe të përdorura
• Transpaletë elektrike
• Transpaletë manuale
forklift-gallery (9)

Servisi dhe pjese kembimi

Bateri tracioni;
Rrula;
Goma;
Pjese këmbimi të ndryshme të standarteve të Komunitetit Europian
forklift-gallery (8)

Dhenie me qera

FORK-LIFT ALBANIA qe nga muaji Qershor 2016 eshte edhe oficine e autorizuar per tipet e pirunjve OM dhe STILL nga CALIFANO CARRELLI SPA

Galeria

Na gjeni ne harte